E rëndë në Greqi/ Këngëtari i njohur grek pëson arrest kardiak teksa po bënte prova për në skenë

Këngëtari i njohur grek Dimitris Kokotas ka pësuar arrest kardiak, ndërsa ndodhej në spektaklin e njohur muzikor të televizionit “Alpha”. Siç raportojnë mediat greke, ai ishte duke bërë provat e fundit para se të dilte në skenë, kur nuk u ndje mirë, dhe u shemb në tokë. Menjëherë më pas ai është transportuar në spitalin e Athinës, ku mjekët kanë konstatuar se ka pësuar arrest kardiak.

Ai ndodhet në reanimacion, ndërsa gjendja e tij paraqitet stabël, por ende nuk është jashtë rrezikut për jetën.

Kokotas, 55 vjeç, është një ndër këngëtarët e njohur dhe shumë të dashur për publikun grek

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.