E rëndë në Devoll/ Gjendet i mbytur në pus i moshuari…

Devoll/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Eçmenik, në një pus me ujë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi N. Ll., 83 vjeç, banues në fshatin Eçmenik.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e sotme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.