Vuan nga semundje e ligë/ Të shpetojme jetën e 15-vjeçares nga Korça…

Para një jave,Rosela buzëqeshte, shkonte në shkollë dhe i gëzohej jetës. Por krejt papritur, një makth pushtoi të gjithë familjen. 14 vjeçarja, u diagnosikua me leuçemi akute, një sëmundje tejet agresive që mund ti marrë jetën nga momenti ne moment. Rosela dergjet në shtrat, e pafuqishme dhe me dhimbje që trupi i saj i brishtë nuk e përballon dot.

Kishte thurrur shumë ëndrra për festën që do të bënte për ditëlindjen e saj , për 15 vjetorin që mezi e priste. Por tashmë gjithcka ka stopuar për Roselën dhe e vetmja dhuratë që dëshiron tani është: Jeta!

Dëshiron pafund të kthehet sërish në shtëpi, pranë vëllait e gjyshërve; të ulet në bankën e saj dhe të luajë me shoqet. Të vetmen mbështetje në këto momente të vështira, Rosela e gjen te prindërit e saj të cilet qëndrojnë 24 orë te koka e krevatit.

Cdo minutë që kalon jeta e Roselës është në rrezik dhe duhet të niset urgjentisht në Itali për të kryer transplantin e palcës kurrizore.
Por shifrën marramendëse që kërkohet; familja e thjeshtë e Roselës nga fshati Dvoran i Korçës, nuk e përballon dot.

Me sytë plot lot Rosela i lutet shqiptarëve që ta ndihmojnë sadopak per ti shpëtuar jetën.

Linku i gofund: https://www.gofundme.com/f/te-shpetojme-jeten-e-roseles-15-vjecare

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.