Sezon i suksesshëm/ Kapiteni Liço: “Në qoftë se do të kishim 3-4 lojtarë me eksperiencë, Skënderbeu atëherë…

Dean Liço e mbylli sezonin me gol! Kapiteni i Skënderbeut gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 3-2 që skuadra korçare arriti ndaj Vllaznisë në “finalen e vogël”. Mesfushori korçar shënoi golin e dytë për bardheblutë, teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”,

Liço u shpreh: 

E dinim që kishim kualitete në ekip, por kishim dyshime për shkak të mungesës së eksperiencës. Besimi u fitua gjatë kohës, çdo ndeshje bëmë progres, ndaj jemi sot këtu.  Në qoftë se do të kishim 3-4 lojtarë me eksperiencë, atëherë do të ishim më mirë në klasifikim. Treguam një rritje të gjithë. Unë kam kontrat edhe 1 vit, të ardhmen e di presidenti.  

Duhet të shikojmë mundësitë në merkato, do të ulemi do flasim, për të mirën e gjithsecilit. 

Për mendimin tim, Egnatia dhe Partizani janë ekipe shumë të mira, kanë bërë diferencë, të fitojë më i miri. Nuk kam një opinion, por të fitojë më i mir”, u shpreh Liço.  

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.