Skënderbeu fitoi finale e vogël të “Final Four” ndaj Vllaznisë duke siguruar vendin e tretë në renditje. Korçarët triumfuan në stadiumin “Air Albania” me rezultatin 3-2. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Skënderbeun që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11-të me Nikajn.
Më pas ishte radha e Liços, që realizoi edhe golin e dytë në minutën e 16-të. Korçarët nuk e ndalën hapin dhe shënuan edhe golin e tretë në minutën e 31-të me Rashicën, i cili u tregua i saktë i vetëm përballë portierit.
Vllaznia ngushtoi rezultatin me Malën në minutën e 42-të falë një penalltie. Pjesa e parë u mbyll 3-1.
Në fraksionin e dytë Vllaznia ishte më kërkuese dhe fitoi sërish një penallti. Nga pika e bardhë Bekim Balaj u tregua i saktë dhe shënoi golin e dytë në minutën e 81-të. Më pas shkodranët mbetën me 10 lojtarë pasi Stojanovic u largua me karton të kuq.
Deri në fund Skënderbeu mbrojti fitoren duke siguruar edhe vendin e tretë në renditje ndërsa Vllaznia e mbyll sezonin në vendin e katërt.
FORMACIONET ZYRTARE
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Gërço, Dumfur, Vangjeli, Janaqi, Juri, Liço, Rashica, Nikaj.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
VLLAZNIA: Qarri, Pusi, Stojanoviç, Juriç, Jago, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Dodaj, Ajdareviç, Balaj
Trajner: Thomas Brdariç
SKËNDERBEU-VLLAZNIA 3-2
11′ Nikaj, 16′ Liço, 31′ Rashica / 42′ (p) Mala, 81′ (p) Balaj
11’ GOOOL SKËNDERBEU! Rashica nga e majta pason në qendër ku askush nuk devijon dhe Nikaj në shtyllën e dytë shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)
16’ GOOOL SKËNDERBEU! Pas një goditje këndi, Liço devijon në shtyllën e parë dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
31’ GOOOL RASHICA! Një top i kthyer gabimisht bëhet asist për Rashicën i cili shfaqet para Qarrit dhe dërgon sferën në rrjetë përsëri për korçarët. (VIDEO)
42’ GOOOL VLLAZNIA! Mala shënon nga pika e bardhë. (VIDEO)
81’ GOOOL VLLAZNIA! Balaj shënon me penallti. (VIDEO)


