Gvozdenoviç: “Skënderbeu kapi çfarë meritonte”, ju tregoj çelësin e suksesit në klubin korçar

Ivan Gvozdenoviç u shfaq tepër i lumtur, për pozicionimin e Skënderbeut në vendin e tretë, pas triumfit 3-2 ndaj Vllaznisë në “finalen e vogël”. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “MCN”, tekniku i Skenderbeut u shpreh:  E dinim që kishim kualitete në ekip, por kishim dyshime për shkak të mungesës së eksperiencës.

Besimi u fitua gjatë kohës, çdo ndeshje bëmë progres, ndaj jemi sot këtu. 

Në qoftë se do të kishim 3-4 lojtarë me eksperiencë, atëherë do të ishim më mirë në klasifikim. Treguam një rritje të gjithë. Unë kam kontrat edhe 1 vit, të ardhmen e di presidenti.  

Duhet të shikojmë mundësitë në merkato, do të ulemi do flasim, për të mirën e gjithsecilit. 

Për mendimin tim, Egnatia dhe Partizani janë ekipe shumë të mira, kanë bërë diferencë, të fitojë më i miri. Nuk kam një opinion, por të fitojë më i miri”, u shpreh Liço.  

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.