Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë ku efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në banesën e saj në rrugën “Ali Demi”, ku efektivja jetonte e vetme, ndërsa mësohet se lidhur me rastin Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e 21-vjeçares, pasi dyshohet se kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin.
Nga raportimet paraprake thuhet se debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar efektiven drejt aktit të rëndë.
Mësohet se para efektivëve ky i fundit ka deklaruar se nuk ka mundur të lidhet në telefon me 21-vjeçaren.
Ndërkohë pritet që i riu të merret në pyetje për të mësuar më shumë.
