Kontrollet e plota nga inspektorët nga “Autoriteti i Pavarur Doganor për Hyrjet” në Greqi çuan në një tjetër sukses të madh në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, me zbulimin dhe sekuestrimin e 46 kilogramëve kokainë, të fshehura me kujdes brenda një kontejneri me banane në frigorifer. Pas kryerjes së analizës së rrezikut lokal, nga Dogana e 3-të e Pireut në Greqi u sekuestrua një kontejner i dyshimtë me banane me origjinë nga Ekuadori me destinacion Pireun.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin INSIDER tregoi mbi shifrat dhe rezervimet e deritanishme.
“Në verë nuk ka më dhoma, ejani në vjeshtë! Madje edhe në vjeshtë janë të zëna, rezervoni për vitin tjetër”, u shpreh Kumbaro
Turistët Gjirokastrën e kanë konsideruar si vend autentik dhe me shumë traditë e kulturë, këto të fundit mund të vihen re edhe në vendet akomoduese, ku detajet historike të Gjirokastrës nuk mungojnë.
Ministria e Turizmit ka një risi në ligjin për turizmin, ndaj i ftoi të gjithë të përfshirët të aplikojnë.
“Në ndryshimin e fundit që ne kemi në ligjin për turizmin, ne kemi shtuar një kategori të re hoteli. I ftoj të gjithë ata që kanë hotele në zonat muzeale, në qendrat historike, jo vetëm në Gjirokastër, të vijnë të aplikojnë në Ministrinë e Turizmit për të marrë këtë kategori të re, që quhet “Hotel Trashëgimi Kulturore”, tha ajo.
