Ndarja nga jeta e poetit Skënder Rusi/ Mesazhi i të birit: “Tim Eti, dy fjalë…

Dje eshte ndare nga jeta ne moshën 72- vjeçare poeti i njohur korçar, Skënder Rusi.Pas humbjes se te atit, i biri, Eris Rusi, ka shkruar disa varge prekese per te atin. Sot ne mengjes mora pak kohe te takoja babain tim, poetin Skender Rusi. Qeshem pak bashke, e pastaj ika me nxitim, sic eshte jeta, iluzioni jone.

Nuk e perqafova, do kthehesha ne dreke perseri.
Tani babai im ka mbyllur syte, e puth e ia ledhatoj floket, aq i qete e mire duket. Por ne mendje, me fshikullojne vargjet e tij, qe i kishte per vete, i kishte per mua, i kishte per cdo lexues
TIM ETI, DY FJALË

Ku do të shkosh kështu,
me këtë kostum të ri?! 
Me këto këpucë të reja
ku do të ecësh!? 
Atje lart në qiell,
me kë ke lënë takim, 
Dhe ne s’na ke thënë
e vazhdon të heshtësh!

Çdonjërin nga ne qielli lart e pret, 
Këtë e kemi ditur që në lindje! 
Ato këpucë veç një herë vishen, 
Veç këtë çast kur je nisur për ikje!
Te dua bab’! 

Per te gjithe ju familjare dhe miq qe doni te respektoni emrin e poetit Skender Rusi , pritja behet prane Shtepise Funerale Dea 2002 prane varrezave te qytetit qe sot nga ora 18.00. Homazhet per poetin behen neser tek teatri Andon Zako Cajupi ora 12.00. 
Percjellja per ne banesen e fundit, behet neser dt.1 qershor ora 14.00.’- shkruan Eris Rusi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.