Identifikohet 30-vjeçarja që u nxor pajetë nga liqeni i Fierzës, ishte nisur nga Korça…

Një ditë pasi u nxor e pajetë nga ujërat e Liqenit të Fierzës është identifikuar nga policia 30-vjeçarja. Bëhet fjalë për një vajzë nga Pojani i Korçës, e cila u gjet e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës.

Ajo u pikas nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.

Njoftimi i policise Kukes:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.