Tmerr në Korçë/ 49-vjeçarja dyshohet se u lye me benzinë dhe më pas u hodh nga ballkoni…

Një ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçë. Sipas policisë, sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.

Si pasojë ajo ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.