Sherr masiv mes të rinjve në qendër të qytetit të Korçës ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne. Mesohet se në konflikt janë përfshirë disa të rinj, duke u goditur me njëri-tjetrin. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar të gjithë personat e përfshirë në sherr.
Mësohet se deri më tani, nga dëshmitarët okularë, janë shoqëruar rreth 10 persona. Nuk dihet ende arsyeja e këtij sherri, ndërsa priten detaje të tjera në vijim
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. K., 29 vjeç dhe S. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, me sende të forta.
Të dy janë dërguar në spital, për mjekim.
