Skënderbeu barazon me Elbasanin! Trajneri i Korçarëve: “Jam i mërzitur…

Në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Elbasanit debutues është mbyllur me shifrat 1-1. Fillimisht realizoi Prençi për vendasit, ndërsa miqtë vulosën rezultatin e kësaj përballje me kapitenin Lulaj në pjesën e dytë.

Do ishte më mire, por kjo është jeta dhe futbolli. Patjetër jam mërzitur nga rezultati, por s’mund ta them këtë për lojën, pasi ishim shumë afër për të shënuar edhe golin e dytë, por nuk ia dolëm,”-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Është një kmpionat i vështirë dhe këtë e kuptuam që kur pësuam golin dhe gjithashtu në pjesën e parë. Jam i kënaqur edhe me barazimin sepse përballë kishim një skuadër të fortë, por dua të them edhe se lojtarët bënë pjesën e tyre,”-tha Roberto Bordin, trajner i Elbasanit.

Sfida tjetër e ditës së hënë mes Laçit dhe Tiranës u mbyll me shifrat e bardha 0-0, por prodhoi dy kartona të kuq nga një për secilën skuadër.

Më herët, për llogari të javës së parë të Superligës, Egnatia fitoi 0-2 kundër Dinamos, ndërsa 3 pikët mori edhe Teuta falë përmbysjes 2-1 kundër Bylisit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.