Rama: “Do marrim punëtorë nga Indonezia dhe Filipinet. Italia, Turqia dhe Greqia, partnerët tanë strategjikë

Italia, Turqia dhe Greqia janë partnerët strategjikë të Shqipërisë, sipas kryeministrit Edi Rama, i cili rendit më tej vendet mike me vendin tonë dhe ato shtete me të cilat synohet të lidhen ura bashkëpunimi. “Leximi i të ardhmes me sytë e së shkuarës, nuk na takon. Ne lexojmë të shkuarën me sytë e të ardhmes, kjo është pika kyçe mbi të cilën ngremë ndërveprimet me rajonin. Duhet të bëjmë më shumë me Italinë, Turqinë, Greqinë.

Nga ana tjetër, në aspektin e volumit të tregtisë,

ne mund të bëjmë shumë më tepër. Hapësira e BE-së është hapësira më natyrale për marrëdhëniet tona tregtare, por mos të harrojmë që kemi miq dhe miqësira të mira që i kemi forcuar ndjeshëm dhe duhet të kërkojmë më shumë, në radhë të parë nga vetja me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Azerbajxhani, që janë tre vende që ushqejnë ndjenja miqësore.

Edhe me Kuvajtin, që është një mik nga më të vjetrat dhe me Katarin”.

Rama u ndal dhe te bashkëpunimi me Filipinet dhe Indonezinë, nga të cilat Bashkimi Evropian po merr fuqinë punëtore. Kështu, edhe qeveria shqiptare synon të marrë punëtorë nga këto dy shtete. Dyert, tha Rama, do të hapen edhe për shtetet afrikane dhe një ndër qëllimet është që ato të njohin Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.