“I dehur dhe i droguar në timon!” Aksidenti që shkaktoi i mori jetën partneres së tij, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi rezultoi nën efektin e drogës dhe alkoolit teksa po udhëtonte me partneren e tij dhe pësuan aksident. Sipas mediave italiane, 22-vjeçari Ali Hoxha rezultoi pozitiv në analizat për zbulimin e pranisë së alkoolit dhe drogës në gjak.

Nga ana tjetër, partnerja e tij Maria Grazia Bedin, 24-vjeçe, humbi jetën nga aksidenti.

ok Bëhet me dije se makina e drejtuar nga partneri i saj është përmbysur nga aksidenti. Djali disa muajsh i çiftit gjithashtu u plagos rëndë dhe ndodhet në spital. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant’Anastasia, pas mesnatës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.