‘Burri dogji gruan me benzinë’/ Braçe reagon ashpër: “Ky kafshë nuk mund të jetë korçar

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së rëndë në Korçë, ku një burrë i vuri flakën gruas së tij me të cilën ishte në proces divorci. “Ky kafshë nuk mund të jetë korçar, nuk mund!! Një lutje kam për mjekët: shpëtojeni këtë grua, bijë, nënë! Një lutje kam për policinë: kapeni këtë kafshë, mos e lini të ikë e të jetojë kund qoftë edhe si kafshë!

Bëjeni që kafshë si ky të kuptojnë që edhe benzina mbi gratë nuk funksionon, nuk mund të përmbushë as hakmarrjen, e as kafshërinë e këtyre burave që dhunojnë gratë!

Shpëtojeni jetën e saj! Ndëshkoni krimin e këtij kafshe”, shkruan Braçe në rrjetin social.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.