Shqiptarët po shtegtojnë, në fole mbetën politikanët?!

Nga Ben Andoni

Pak ditë më parë, një mësues italian, më i vjetri ndër bashkëkombësit e tij të pas demokracisë në Shqipëri, mundohej të apelonte tek cilido që haste për rënien e frikshme të numrit të nxënësve. Është e tmerrshme, pohonte dhe përmendte rastin e Durrësit, ku jep mësim prej vitesh, për një bjerrje të frikshme të fëmijëve në bankat e shkollës.

Apeli i sinqertë më shumë fliste për fenomenin e një hemorragjie, që nuk di të ndalet dhe mbi të gjitha konstatimin se nuk shihte asnjë predispozitë për një politikë kombëtare ta ndalë.

Kuptohet veç sloganeve të pushtetarëve dhe premtimeve, që vetëm ata në pushtet mund ta ndalin! Po të njohësh gjuhën e shifrave trandesh. Në vitin shkollor 2024-2025 u regjistruan rreth 238 mijë fëmijë për të ndjekur arsimin në sistemin publik 9-vjeçar, referuar të dhënave nga Ministria e Arsimit.

INSTAT-i në këtë nivel arsimi në vitin shkollor 2023-2024 llogariti të regjistruar 258 mijë nxënës në të njëjtin sistem. Me një llogari të thjeshtë mbi këto të dhëna, numri i nxënësve në shkollat 9-vjeçare në këtë sezon është 7.8% më pak se viti i kaluar, ose 20 mijë nxënës më pak (Monitor, 2024). Nëse politikanët e referojnë si plan problematik, duket se pakkush e ka një ide se çfarë do të thotë mungesa e fuqisë punëtore ose injektimi i këtij parametri për ekonominë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.