E rëndë në Korçë/ 55-vjeçari gjendet i pajetë në sediljen e kamionit që drejtonte

Një shofer është gjetur i pajetë në sediljen e kamionit që drejtonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korçë, ndërsa i ndjeri është identifikuar si 55-vjeçari me iniciale Sh.M. Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi nga kqyrja fillestare në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.