Makina merr para 40 dele/ Çobani: Desh më shtypën dhe mua, llogaritet rreth 10 mln lekë dëm

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Pishporo në Fier. Një makinë mori para rreth 40 kokë bagëti të imëta. Lidhur me ngjarjen ka folur dhe çobani i deleve, ku tha se kanë qenë dy makina me shpejtësi që po parakalonin njëra tjetrën, ato që shkaktuan aksidentin. “Po fusja bagëtinë brenda portës. Po vinin 2 makina u dola para t’i ndaloja, nuk ndalonin po parakalonin njëri tjetrin, u shmanga mos më vrisnin mua dhe më përplasën delet.

Më kanë vrarë 40 krerë deri tani. Llogariten rreth 10 milionë lekë dëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6″, shprehet ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.