I dha fitoren Skënderbeut / Rashica : “Ky është viti im, ja cili ekip ka mbrojtjen më të mirë në Superiore…

Ermir Rashica ishte heroi i Skënderbeut në duelin me Bylisin. Ai realizoi golin e vetëm për korçarët duke iu dhënë 3 pikë me shumë vlera. Pas sfidës ai u shfaq i kënaqur si dhe foli për të ardhmen e tij. Jam i lumtur maksimalisht sepse ndihmova ekipin tim që të ngjitet sa më lart. Mendoj se do ecim kështu.

4 gola në 3 javë?

Besoj se ky është viti im dhe do të bëj maksimumin në çdo ndeshje.

Ka ekipe që kanë mbrojtje shumë të mira, s’dua të veçoj ndonjë ekip, por Partizani, Dinamo dhe Egnatia kanë mbrojtjen më të mirë. Unë mund t’i bëj të dyja fazët dhe sulmueset dhe mbrojtëset. Një lojtar që ka aspirata të mëdha duhet t’i bëjë këto.

Largimi nga Skënderbeu?

Kam kontratë edhe dy vite, le të shohim se çfarë do të bëhet”, tha Rashica.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.