Skënderbeu u rikthye te fitorja në kampionat. Korçarët triumfuan minimalisht ndaj Bylisit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Superiore. Pas dy humbjeve radhazi, skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic, rikthehet të marrë pikët e plota në një ndeshje kampionati.
Korçaret iu falën një goli të shënuar nga Ermir Rashica nga jashtë zone, në minutën e 81-të.
Me këtë fitore, Skënderbeu mban vendin e tetë me 10 pikë, po aq sa Tirana e vendit të shtatë. Bylis renditet në vendin e fundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara.
BYLIS 0-1 SKËNDERBEU
81′ Rashica
81’ GOOOL SKËNDERBEU! Krasniqi nis një top të gjatë për Rashicën i cili shmang mbrojtësin dhe nga e majta lëshon një gjuajtje të pakapshme që ndalet vetëm në rrjetë.
FORMACIONET ZYRTARE
BYLIS: Beqaj, Karneiro, Mahmuti, Treni, Neri, Ruçi, Kasaj, Berko, Përgjoni, Abazaj, Ualison Trajner: Nevil Dede
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Merlim, Rashica, Dumfur, Doka, Balaj, Janaqi, Zenullari, Bismar Trajner: Ivan Gvozdenoviç

