Skënderbeu dhe Tirana ndajnë nga 1 pikë, Ernest Gjoka e nis me barazim në Korçë

Skënderbeu dhe Tirana kanë ndarë pikët në një barazim pa gola në duelin e luajtur në Korçë. Ernest Gjoka debutonte në stolin e korçarëve në kërkim të pikëve, ndërsa edhe bardheblutë kërkonin të merrnin një tjetër rezultat pozitiv për të qëndruar larg zonës së ftohtë,

Kjo bëri që dy ekipet të ishin më shumë të përqendruara për të mos pësuar se sa për të shënuar gol, duke e kthyer këtë në një duel të mërzitshëm për pjesën më të madhe të ndeshjes. Rastet ishin me pikatore dhe në ato pak mundësi që u krijuan, portierët ishin në lartësinë e duhur.

Kësisoj, ndeshja u mbyll me barazimin 0-0 që u shërben për moralin dy skuadrave, por jo edhe aq shumë për klasifikimin, pasi të dyja janë të përfshira rrezikshëm në luftën për mbijetesë.

SKËNDERBEU 0-0 TIRANA

FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu: Alia, Doka, Dumfur, Vaskez, Zenullari, Janaqi, Rabiu, Çuçka, Juri, Rashica, Bismark

Trajner: Ernest Gjoka

Tirana: Selmani, Isuf, Kola, Mici, Përgjoni, Jonuzi, Soler, Ismajli, Abah, Bajroviç, Haxhiu

Trajner: Gugash Magani

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.