Korça destinacioni i preferuar i Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri…

Në Korçë e Pogradec operatorët turistikë bëjnë të ditur se hotelet, bujtinat e shtëpitë pritëse janë të rezervuara ne qytet dhe fshatrat turistike për Krishtlindje dhe Vit të Ri. Anila Kapurani, administratore e njërit prej hoteleve masive në qytetin e Korçës bën të ditur se të dyja datat e rëndësishme janë të rezervuara 100%.

“Është bërë traditë shumëvjeçare që Krishtlindje dhe Viti i Ri, Korça është full e rezervuar. Le ta themi, është kryeqendra e festave të fundvitit. Rezervimet fillojnë shumë herët, në fillim nëntori ne nxjerrim paketat e fundvitit dhe në mes të muajit dhjetor jemi full.”

Pogradeci po ashtu ka shënuar rritje kërkesash edhe për këtë vit, vendas, të huaj por edhe të rinj.

“Kërkesat janë të lartë. Në vitet e fundit gjithmonë e më shumë janë në rritje interesimi për të kaluar festat në qytetin e Pogradecit dhe themi se për punë ditësh janë të mbyllura të gjitha rezervimet me kapacitet të plotë. Është një miks.

Dominojnë turistët vendas, por shohim një interesim në rritje edhe nga turistët e huaj, që përveç sezonit veror duan të vijnë edhe në këto prag festash për të vizituar qytetin e Pogradecit”, tha Krios Hymeti, administratori i një hoteli në Pogradec.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.