Tentohet të vidhet banka në qënder të Korçës, policia “zbarkon” në vendin e ngjarjes

Policia ka reaguar në lidhje me tentativën e grabitjes së një banke të nivelit të dytë në qënder te Korçës.

Rreth orës 22:04, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës, i cili ka shtyrë me forcë derën e jashtme.

Në momentin që ka hyrë brenda ka rënë sinjali dhe menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë. Shtetasi që kishte hyrë në ambientet e bankës porsa ka konstatuar Policinë është larguar me shpejtësi pa marrë asnjë gjë nga brenda bankës”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën, për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

Subscribe to get access

Read more of this content when you subscribe today.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.