Popullsia e Shqipërisë u tkurr me 15% gjatë periudhës 2011- 2023/ Pa emigracion vendi duhet të ishte 2.9 milion…

Popullsia e Shqipërisë ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë periudhës 2011- 2023, duke u tkurrur me 14.8%. Shqipëria numëronte 2,402,113 banorë në vitin 2023, me një shpërndarje gjinore gati të barabartë (49.6% meshkuj dhe 50.4% femra).

Rënia është e theksuar në qarqet jashtë Tiranës, me Qarkun e Shkodrës që ka humbur 28.3% të popullsisë dhe Kukësin 27.3%, ndërsa Berati ka pësuar rënien më të vogël me vetëm 0.7%.

Tirana mbetet e vetmja që ka shënuar rritje, me një shtim prej 1.2%, kryesisht si rezultat i migrimit të brendshëm. Si pasojë, përqindja e popullsisë që jeton në kryeqytet është rritur nga 26.8% në 2011 në 31.6% në 2023, duke e bërë atë qendrën dominuese të vendit. Qarku i Fierit ndjek me 10% të popullsisë, ndërsa Elbasani ka 9.7%. Në të kundërt, Kukësi dhe Gjirokastra kanë numrin më të ulët të banorëve, me vetëm 2.6% dhe 2.5% të popullsisë përkatëse.

Përveç pakësimit, struktura e popullsisë po plaket ndjeshëm. Mosha mesatare është rritur nga 35.5 vite në 2011 në 42.5 vite në 2023, duke treguar një tkurrje të popullsisë së re. Edhe pse lindjet kanë qenë më të shumta se vdekjet me mbi 88 mijë persona gjatë dekadës, emigracioni masiv ka ndikuar ndjeshëm në uljen e popullsisë.

Pa emigracionin, vendi do të kishte sot rreth 2.9 milionë banorë, duke reflektuar sfida të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe demografik të Shqipërisë në të ardhmen.

Shqipëria bën detyrën kundër Andorës/ Kuqezinjtë marrin 3 pikët e para për ëndrrën drejt Botërorit

Kombëtarja kuqezi lë pas humbjen ndaj Anglisë në Wembley, teksa fiton pastër 3 me 0 ndaj Andorrës, duke i’u gëzuar fitores së parë në këtë fushatë eliminatoresh. Shqipëria e nisi menjëherë vrullshëm sfidën dhe me motivimin për të imponuar lojën menjëherë ndaj kundërshtarit.

Dhe në fakt ndeshja nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Minuta e 9 një goditje dënimi nga e djathta e krosuar në mënyrë pefekte nga Asllani, shfrytëzohet nga sulmuesi Rey Manaj që me kokë e çon topin në rrjetë, për golin e avantazhit.

Në minutën e 20 do të vinte edhe goli i dytë, pas një aksioni të përkyer,

me Brojën që merr një top nga e djathta i ç’markohet mbulimit të mbrojtësit bën një finte ndaj portierit mik, e më pas vendos të pasojë për Rey Manaj, me bomberin e Sivasspor që nuk fal teksa gjen golin e dytë për kuqezinjtë. Falë kësaj dopiete Rey Manaj shkon në kuotën e 10 golave me fanellën kuqezi duke barazuar dy legjenda në historinë e kësaj kombëtareje: Sokol Kushtan dhe Igli Taren. 

Avantazh i dyfishtë brenda 20 minutash lojë që u jep lojtarëve të Sylvinhos qetësinë dhe besimin e duhur. Asllani tentoi dy herë nga distanca portën e miqve por pa sukses, me fraksionin e parë që mbyllet me shifrat 2-0.

Një metro për të lidhur Europën, pjesë edhe Tirana

Europa mund të ketë një rrjet hekurudhor të integruar në të gjithë kontinentin deri në vitin 2040. Një projekt i ri inovativ synon të lidhë 39 destinacione kryesore në të gjithë kontinetin që siç duket në këtë hartë ka bërë pjesë edhe Tiranën, e cila është në linjën që lidh Lisbonën me Kievin.

Ky propozim ambicioz i quajtur Starline vjen nga instituti “21st Europe” me qendër në Danimarkë dhe synon të krijojë një sistem të ndërlidhur treni më një shpejtësi të lartë që do të funksionojë si një “metro kontinentale”.

Rrjeti hekurudhor prej 22 mijë kilometrash arrin gjithashtu edhe në Britani, Turqi dhe Ukrainë.

Trenat parashikohen të udhëtojnë me shpejtësi 300-400 km/h.

Ky sistem do të mundësonte reduktimin drastik të kohës së udhëtimit mes qyteteve kryesore evropiane. Për shembull, një udhëtim nga Helsinki në Berlin do të zgjaste vetem 5 orë.

Projektuesit e sistemit synojnë të krijojnë një rrjet efikas dhe të qëndrueshëm, duke u bazuar në energjinë elektrike të pastër, si dhe duke ulur ndotjen e shkaktuar nga trafiku ajror dhe rrugor.

Arrestimet nga SPAK/ Rama: “PS është një mace që kap edhe minjtë e vet…

Kryeministri Edi Rama ishte në Gjirokastër ku zhvilloi një takim për prezantimin e ekipit me të cilin PS garon në 11 maj në këtë qark.

“Nëse hyjmë në BE nuk kemi më nevojë as të negociojmë marrëveshjen për pensionet me Greqinë, se pse kjo është diçka që kryhet automatikisht…Minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne. Madje jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë. Këtë na këndojnë si një gjë për të cilën duhet të ulim kokën , në fakt duhet ta mbajmë kokën më lart se ç’e kemi mbajtur deri tani edhe për këtë arsye”, tha ai.

Mban peng juglindjen me premtime dhe patronazhistë/ Niko Peleshi: “Këte here do integrohemi në BE

Gjithnjë e më shumë njerëz largohen nga nga Korça .Parisi i vogël” po shpopullohet vrullshem nga rinia, e madje edhe të rinjtë e qyteteve përreth nuk e kanë më ëndërr të shkojnë në Korçë. Për ta është shumë pak ajo që u ofrohet dhe rrugët janë dy; “Drejt Tiranës, drejt emigrimit….Ky fakt u vërtetua me vendimin e fundit për të shkrirë Universitetin “Fan S.Noli” pak kohe më parë…por edhe me heqjen e 2 mandateve për deputet duke e zbritur Korçën me vetëm 10.

Shifrat janë alarmante: Në vitin 1991 Korça kishte mbi 90 mijë banorë, në vitin 2011 kishte rreth 51 mijë banore ndërsa ne censin 2023 tkurja thellohet ,ku Bashkia (Qyteti + 7 njesi administrave kane 60 mije banore) ndersa qyteti i serenatave bie nen 50 mije banore duke i perkitur nje kategorie te 3-të…

Varfëri, sistem i dobët shëndetësor, korrupsion dhe pasiguri pensioni prekin qyetaret…

Shpopullimi sot lidhet me mungesën e theksuar të konkurrencës së ndershme, meritokracisë, të standartit të jetesës, korrupsionit të përhapur në të gjitha nivelet e pushtetit dhe mbi të gjitha si pasojë e mungesës së një tregu të pakriminalizuar. Strukturat e pushtetit janë shumë të betonuara…

Ndersa ne tregun e punes mungojne kompanite e mëdha serioze që ofrojne vende pune me paga konkuruese….

Korça po vuan gjithashtu mungesen ne vite te politikave per investime strategjike si dhe mungesen e sipermarresve serioze per te zhvilluar nje ekonomi prodhuese qe tu siguroje banoreve te ardhura financiare te qendrueshme. Disa fasoneri dhe njesi sherbimesh nuk e zbusin dot as papunesine as varferine ne qytet, per me teper qe pagat e punonjesve ne keto ndermarrje jane pergjithesisht te ulta.

Edhe megaprojektet per aeroportin, stadiumin ngelen thjesht ne leter dhe zgjohen si endrat ne sirtar sa here kur ka votime…

Ndersa edhe Eurostati deklaroi per Veriun dhe jugun e Shqipërisë se bashku me Rajonin e Vanit në Turqi rezultojnë të jenë më të varfrit në Europë, bazuar në treguesin e të ardhurave për frymë i matur nga fuqia blerëse në raport me mesataren e BE.

Por Niko Peleshi shkruan:

🌹🖐🏻 Një skuadër fantastike për një fitore të madhe për #Korçën dhe për #Shqipërinë! 💜❤️ Partia Socialiste është forca e zhvillimit dhe ne do ta dëshmojmë përsëri. Me energji, përkushtim dhe vizion të qartë çojmë përpara progresin dhe fitoren e mandatit të ankorimit final të Shqipërisë në Bashkimin Europian .

Rama: “Do kaloni nga tuneli i yjeve, me pasaportën e BE mund të trokisni ku të doni për punë

Nga takimi në Vlorë ku prezanton kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama përsëriti se nga këto zgjedhje do vendoset fati i Shqipërisë në BE. Rama renditi se cilat do të jenë përfitimet e shqiptarëve pasi Shqipëria të futet në Bashkimin Europian.

“Vaso është greku më i mirë që kam njohur. Shumë i mençur dhe i njohur, është krenari për skuadrën tonë.

Votuesit e parë, ata që kanë fatin të jenë më të rinjtë, duhet të jenë më të interesuarit për rezultatin e 11 majit se është bashkuar ylli i fatit tonë me yllin e Bashkimit Europian. Është e rëndësishme nuk duhet shumë njohuri për BE për të parë që ka pasur sjellje të ndryshme ndaj idesë për zgjerimin.

Sot KE dhe BE duan të marrin në familjen atyre një anëtar të ri. Ju do thoni si nuk mjaftuan 12 vite, duhet t’i referoheni faktit që Mali i Zi i ka filluar negociatat në 2012, ne i kemi filluar vjet. 27 vendet anëtare nuk binin në një mendje, thoshte Holanda jo se ka ça gjëra të tjera, kishte hallin e zgjedhjeve atje dhe i duhej të sillej ashpër me idenë e zgjerimit. Pastaj ndodhi historia e Himarës ju e dini për të arritur në momentin kur u hap rruga.

Nuk do rrijë hapur pafundësisht dhe mund të mbyllen dyert dhe për 10 vite të tjera. Të shkosh sot nga Vlora në Berlin shkon, por kur të shkosh atje do të pyesin kur do ikësh, sa lekë ke. Ndërkohë me pasaportën e BE kalon te ai tuneli i yjeve dhe futeni duke treguar ja ku është pasaporta. Ti mund të qëndrosh aty sa të duash dhe të trokasësh për të kërkuar një punë me atë pasaportë.”-u shpreh Rama.