Plas në Ps e Korçes ,Ilir Pendavinji fut në sherr Xhakollin me Peleshin!

Nga Maliqi ynë:

Sa dallaveraxhi paska qënë ky Iliri. Përse do me çdo kusht ta nxjeri Nikua Ilirin deputet?! Partia Socialiste e Korçës prej ditësh është përfshirë në debate të forta për emrat e listës së hapur të kandidatëve për deputetë, të cilën Niko Peleshi e mbushi me emra anonimë, që të nxjerrë me vota maksimale shokun e idealeve të rinisë dhe jo vetëm, Ilir Pendavinjin.

Duket qartë që gara do jetë e fortë mes Bledi Çomos në Pogradec dhe Ilir Pendavinjit në Korçë, për të cilin Niko Peleshi po i ve zjarrin strukturave të PS.

Mësohet se kryetari i bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli, i cili mbështet Bledi Çomon, i ka vënë kufirin tek thana Peleshit, duke i kërkuar, të mos e kalojë Qafë Plloçën dhe të mos guxojë t’i afrohet Pogradecit për vota.

I zënë ngushtë, Peleshi ka pranuar të tërhiqet nga Pogradeci, duke luajtur me emrat e tjerë të listës, të cilët kanë për detyrë, të marrin më pak vota se Pendavinji.

Mësohet se kandidatët e Korçës, janë vënë nën presion nga Peleshi, për të mbledhur vota për Pendavinjin, deputetin që nuk i duhet as PS, as Korçës, madje, as dreqit.

Niko Peleshi sjell njerëz nga Tirana për të mbledhur vota për Pendavinjin në Pogradec

Nga Blu Media:

Ultimatumi I kryetarit të bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli për Niko Peleshin që ky I fundit te mos kerkoje vota per Pendavinjin ne kete zone nuk ka pire uje.
Niko Peleshi si skile e vjeter qe eshte nuk ka guxuar ti afrohet vete Pogradecit per vota por ka sjelle nje shpure njerezish nga Tirana qe po punojne per Pendavinjin.

Pendavinji vete po verdalloset neper lagjet e Korces ku qytetaret I kane mbyllur deren ne surrat atij qe nuk mori mundimin tu hapte telefonin kur kishin hall.

Pogradeci eshte hambari me I madh I votave te majta prandaj Peleshi spo le gur pa levizur per te gjetur vota per Pendavinjin qe rrezikohet seriozisht te mos e marre mandatin.
Socialistet e Pogradecit thone se Pendavinji niset cdo dite nga Korca per te pare filxhanin tek fallxhorja e Petrushes pasi Petrusha eshte pragu deri ku i lejohet te levize. Nuk kemi ende informacion ne cilen rruge tokesore kalon Ilir Pendavinji kur I duhet te udhetoje per ne Tirane. Apo kalon ne rruge ajrore????