Realizoi tripletë kundër Dinamos/ Nasr: I lumtur për performancën time dhe fitoren e Skenderbeut

Sulmuesi i Skënderbeut, Saleh Nasr shënoi tripletë kundër Dinamos duke i dhënë kështu fitoren skuadrës së tij. “Jam shumë i lumtur për golat e shënuar dhe që ekipi fitoi ndeshjen, sepse luajtëm me lojtarë dhe ekip shumë të mirë dhe i lumtur për performancën time dhe që ndihmova ekipin tim.

Pjesën e parë kishim shanse, unë pata 2 shanse.

Kishim edhe disa mundësi të tjera ku Juri mund të më pasonte dhe mund të shënonim, por lojtarët e Dinamos janë të mirë dhe është e vërtetë që nuk më linin shumë hapësira. Ndërsa në pjesën e dytë na favorizoi marrja e penalltisë nga Bismark shpejt, realizimi golit dhe më pas u krijuan shumë shanse, edhe faktori fat më ndihmoi disi mua që të shënoja këto tre gola ”, deklaroi Saleh Nasr për “RTSH Sport”.

Dinamo e Ilir Dajës “shpërfytyrohet” në Korçë nga Skënderbeu me poker

Skënderbeu mori një fitore të madhe duke mposhtur me 4 gola Dinamon. Heroi i kësaj sfide ishte Nasr i cili realizoi tripletë dhe Nikaj që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i vetëm për Dinamon u realizua nga Qardaku në minutën e 9-të.

Pas kësaj fitore, korçarët i largohen vendit të 10-të dhe ngjiten në të 7-in, ndërsa blutë mbeten në vendin e dytë.

SKËNDERBEU 4-1 DINAMO

55′ Nikaj (P), 61′, 69′, 80′ Nasr/ 9′ Qardaku

‘Ç’a do bëni nëse Greqia na bllokon përsëri’, Rama nga Athina: Po të kishte halla….

Një qytetar nga takimi në Athinë e pyeti kryeministrin Rama se çfarë do të bëjë qeveria shqiptare nëse Greqia na bllokon sërish në rrugëtimin drejt BE. Rama i përgjigjet se ajo çështje me Greqinë është kapërcyer dhe me qeverinë e Mitsotakis janë në dialog të vazhdueshëm. Bufat e kënetave nacionalistë kanë bërë rrëmujë, tha Rama, ndërsa solli edhe njëherë në vëmendje kërkesën që Greqia të heqë ligjin e luftës .

Qytetari: Komplimente për atletet, shumë të bukura. Faleminderit që na mblidhni mes flamurit shqiptar. Nëse Greqia na bllokon përsëri, qeveria Rama ca bën, apo kush e pyet Greqinë.

Rama: Ti e mban mend atë shprehjen, po të kishte halla… Po ç’është gjithë ky entuziazëm.

Ne s’mund të nisemi në se ky do bëjë kështu, nëse ai do bëjë ashtu. BE na ka caktuar një kalendar për të bërë negociatat. Kalendar 3-vjeçar për negociatat s’ka pasur kurrë asnjë vend. Në momentin që i mbarojmë negociatat komisioni i çon të gjithë shteteve anëtare, dhe Greqisë, i çon dokumentin që me Shqipërinë mbaruam është gati. Ne me Greqinë patëm momentin e vështirtë për çështjen që ju e dini.

Sot ajo çështje është e kapërcyer, jemi në marrëdhënie shumë pozitive.

Me Mitsotakis dhe me qeverinë e tij jemi në dialog të vazhdueshëm, kemi bërë përparim domethënës në drejtim të atyre çështjeve që kemi pasur dakordësi, psh me çështjet që lidhen me minoritetin dhe tek disa vendime që kemi marrë për të sanksionuar disa të drejta të minoritetit, si e drejta për tu betë deklaruar. Janë çështje që duhen zgjidhur.

Kemi kërkesën për të hequr ligjin e luftës se është një absurditet. Jemi dy popuj të afërt, aleate në NATO, në dokumentin tonë të politikës së jashtë Greqia është partner strategjik dhe ne jemi në gjendje lufte.

Ka një ligj absurd, insistimi ynë është që ky ligj duhet të hiqet. Kjo dhe çfarë ka tjetër çështje të mbetura ku shumë shpesh është ngatërruar politika padrejtësisht shumë shpesh bufat e kënetave nacionalistë kanë bërë rrëmujë dhe kanë futur dynjanë në sherr, do ia dalim të ngrihemi me gjithë këto këneta dhe në bashkëpunim me miqtë tanë në Athinë do bëjmë që mes Shqipërisë dhe Greqisë të hapet një epokë partneriteti strategjik.

Liturgjia e parë e Kryepeshkopit Joan, mesha mbahet në gjuhën shqipe…

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi po mban liturgjinë e parë, pas caktimit në krye të Kishës Ortodolkse Autoqefale. Shërbesa u mbajt në Tiranë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku qindra besimtarë morën pjesë në ceremoni. Mesha u mbajt në gjuhën shqipe dhe u shoqërua nga kori i kishës.

Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan u krye mesditën e djeshme në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Fortlumturia e tij u shpreh se diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit. Imzot Joani rikujtoi edhe kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos teksa u shpreh se predikimi i tij ka qënë dashuria dhe respekti për çdo qënie njerëzore.

Imzot Joani u shpreh më tej se ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës është një nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj.

“Administratën e ke zero…”, Rama i kthehet shqiptares në Athinë:” Prandaj po na thonë hajdeni hyni në BE

Pas fjalimit, kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me shqiptarët në Athinë. Një zonjë i tha troç se “ka ende mangësira të mëdha në Shqipëri”, dhe se “administrata është zero”. Rama ia hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë se nëse “ajo gjë do të ishte e vërtetë, nuk do të ishin hapur negociatat me Bashkimin Evropian”.

“Po të mos kishte plot gjëra për të rregulluar, për çfarë do të vija unë këtu për të kërkuar këtu një mandat tjetër?!

Nuk mund të ja lë në dorë bufit apo shitësve të çilimave.

Në fletë votimi, të gjitha qarqet dhe ata që votojnë PS-së te numri 5 keni partinë më të re dhe më energjike! Ju deri dje për të marrë një copë letër duhet të vinit në Shqipëri, sot nga Greqia dhe Australia mund të marrësh shërbime në e-Albania.

Po të ishte administrate zero, nuk na thoshte BE hajdeni futuni në BE. Do të thotë që kemi një shtet që funksionon si shtetet e BE-së. Tani mos më thoni se këtu (në Greqi) funksionon perfekt çdo gjë! I kisha flokët e zeza e dhëmbët e mi, sot shiko dhëmbët i kam të bukur, por s’janë të mitë. Paketën maleve e kemi bërë për të gjithë ata që e kanë tokën në fshat, por nuk i kanë dokumentet”, tha Rama

Të pres kur dhe ku të duash! Adriatik Lapaj sfidon Ramën: “Ejani në debat…

Adriatik Lapaj ka reaguar ndaj videos satirike të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj e ka cilësuar këtë veprim si bullizim, duke e konsideruar si shenjë frike nga një politikan i ri që nuk pranon pazare.

“Në një ditë feste, që duhet të ishte moment gëzimi dhe reflektimi, kryeministri zgjedh të postojë një video ku më bullizon dhe më krahason me një nga bashkëudhëtarët e tij politikë, me të cilin ndryshuan Kushtetutën në 2008 dhe penguan hapjen e listave vitin e kaluar.

Çfarë e shqetëson një kryeministër me 28 vite në politikë dhe me një administratë prej mijëra makinash e zyrtarësh që përdoren për propagandë? A është frika nga një i ri që nuk i nënshtrohet pazarit dhe kërkon zgjedhje të parakohshme?

Zoti Rama, ejani në debat! Të pres kur dhe ku të duash”, shprehet Lapaj

Rama: “Kur të futemi në BE, pasaporta kuqezi do jetë njësoj me greken!

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim me shqiptarët e Greqisë në Athinë. Teksa u kërkoi votën për zgjedhjet e 11 majit, Rama tha se me PS-në në pushtet vendi ynë do të anëtarësohet në BE brenda 2030. Kryeministri foli ndër të tjera edhe për njohjen e pensioneve.

Ai tha se për këtë ka 2 rrugë, e para të ndiqet procedura siç u bë me Italinë, dhe e dyta dhe më e thjeshta, me anëtarësimin në BE, pasaporta shqiptare do jetë si ajo e Greqisë, e rrjedhimisht pensionet do të njihen mes dy vendeve.

“Të bëjmë atë që bëmë me italianët. Por ka dhe një rrugë tjetër, që të gjithë ju të votoni te nr 5 dhe ne njohjen tuaj të pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me qeverinë greke, por përmes anëtarësisë në BE.

Në momentin që bëhemi anëtarë të BE, pasaporta kuqezi do jetë e mjaftueshëm dhe njësoj me pasaportën greke që nuk do ju duhet më fare”, tha ai.

Fan Noli i dha gjuhën Kishës, Anastasi e ringriti! Familja, paqja, bashkëjetesa misioni im

Nga Imzot Joan Pelushi

Atij që na deshi, edhe që na lau nga mëkatet tona me gjakun e tij, edhe që na bëri mbretër dhe priftërinj të Perëndisë dhe Atit të tij, atij i qoftë lavdia dhe pushteti në jetë të jetëve (Zb. 1:6). Do të falenderoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemrën time, edhe do ta lavdëroj emrin tënd përjetë. Se e madhe është mëshira jote ndaj meje. (Ps. 85. 12-13)

I
Me këto fjalë të Shkrimit të Shenjtë dua të shpreh falënderimin tim të thellë ndaj Perëndisë për të gjitha të mirat që ka bërë për mua dhe për Kishën tonë. Falënderimi ndaj Perëndisë përfshin, gjithashtu, edhe të gjithë ata njerëz me anë të cilave Perëndia i bëri të mundura këto.

Falënderojmë dhe nderojmë martirët e Ilirisë

që përhapën dritën e besimit në trevat ku jetojmë, duke dëshmuar me gjakun dhe jetën e tyre; oshënarët dhe shenjtorët që e mbajtën dritën e besimit ndër shekuj; martirët e rinj, të cilët, në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për kishën dhe vendin tonë, dhanë jetën tyre për të ruajtur besimin, identitetin kombëtar dhe gjuhën e tyre. Një listë e gjatë të cilën do e kujtojmë gjithmonë me nderim dhe mirënjohje.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit 20-të, Kisha u përball me persekutimin e egër komunist.

E gjithë infrastruktura materiale dhe njerëzore u shkatërrua plotësisht. Kishat dhe manastiret u prishën nga themelet, ose u shndrruan në stalla, depo etj. Ata shkatërruan muret e jashtme, por nuk mundnin dot të shkatërronin besimin në zemrat njerëzve. Mijra burra e gra të devotshmëm, u përndoqën dhe u persekutuan për shkak të besimit të tyre, shumë prej të cilëve dhanë edhe jetën për atë besim.

Ishte pikërisht dëshmia e këtyre njerëzve, ajo që frymëzoi mijra vetë tjerë të mbanin dhe ta bënin besimin e krishterë qendrën e jetës së tyre, duke u bërë një shembull real i premtimit të Zotit se dyert e ferrit nuk do ta mposhtin Kishën e tij, të ngritur mbi shkëmbin e besimit (Mt. 16:17-18).

Gjatë gjithë historisë Kisha jonë ka kaluar permes zjarrit dhe ujit, por ti na nxore në vend ngushëllimi (Ps.65:12). Në kohëra kritike dhe të vështira Perëndia e vizitoi kishën tonë, duke dërguar njerëz të ndritur e të devotshëm. Në këtë ditë dua të nderoj, gjithashtu, kujtimin e të gjithë paraardhësve të mi dhe përpjekjet e tyre të mëdha për tu kujdesur për grigjën që u ishte besuar.

Në listën e gjatë do të doja të përmendja dy personalitete të shquara.

Në gjysmën e parë të shekullit 20-të, në një kohë të vështirë për kishën dhe vendin tonë, Imzot Theofan Noli ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga Perëndia me talente të jashtëzakonshme; me një karakter kurajoz për të pasur guximin për të shkelur në udhë të panjohura dhe për të hapur shtigje të reja; një njohës i mirë i jetës kishtare dhe i doktrinës së saj; zotërues i shumë gjuhëve dhe ekspert i mirë i muzikës kishtare dhe i

apasionuar me të.

Ai dha një kontribut të paçmuar për ndërgjegjësimin kombëtar dhe përgatitjen e autoqefalisë, si edhe të teksteve kishtare. Në një kohë rekord, i vetëm dhe në mungesë të një tradite të gjuhës kishtare, ai e pajisi kishën me librat kryesorë të adhurimit orthodhoks. Shpirti i tij poetik dhe kultura e gjërë do ti jepnin përkthimeve të tij një fuqi dhe bukuri të papërsëritëshme.

Në fund të shekullit 20-të, kur kisha orthodokse, si të gjitha komunitetet e tjera fetare të vendit, u gjet krejtësisht e rrënuar dhe ringritja e saj dukej një mission i pamundur. Por, përsëri, Perëndia dërgoi një tjetër person të ndritur të pajisur gjithashtu me talente shumta – Kryepiskopin Anastas – i cili e bëri të mundur rindërtimin e saj. Ai, jo vetëm që arriti të realizonte ndërtimin e mureve të Kishës dhe infrastrukturën fizike të saj, por përpjekja e tij kryesore ishte për të pasur

një kishë ku Perëndia të adhurohet “me frymë dhe të vërtetë”.

Në vizionin e tij ndërtesat nuk ishin një qëllim në vetvete, por vetëm një mjet për të realizuar veprën shpëtimtare të kishës. Predikimi i tij publik dhe privat ka qenë gjithmonë dashuria dhe respekti për çdo qenie njerëzore, duke përhapur një frymë pajtimi dhe falje brenda Kishës dhe më gjërë, frymë, të cilën duhet ta ruajmë dhe ta vazhdojmë.

Për të gjitha këto mendoj se më e pakta që ne mund të bëjmë është

t’u themi faleminderit dhe t’u jemi gjithmonë mirënjohës, sepse besimi i vërtetë nuk ndahet nga falenderimi dhe mirënjohja. Asgjë nuk është më e pëlqyeshme te Perëndia se sa një shpirt mirënjohës dhe falenderues… Mirënjohja nuk shton asgjë te Perëndia, por na sjell më afër tek Ai – shkruan Shën Joan Gojarti. Sa më shumë mirënjohje të kemi, aq më afër do jetë Perëndia tek ne. Edhe çdo gjë që të bëni me fjalë ose me punë, të gjitha t’i bëni në emër të Zotit Jisu, duke falënderuar Perëndinë dhe Atin me anë të tij – na mëson shën Pavli (Kol. 3:17).

II
Por falënderimi, ashtu si çdo ndjenjë e thellë, nuk mund të jetë vetëm ndjenjë, por është edhe veprim.

Ç’do t’i japë Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë? – pyet veten Psalmisti (Ps.115:12). Kjo pyetje na drejtohet edhe neve sot. Jam i vetëdishëm për peshën e madhe mbi supet e mia të dobëta. Vetëm shpresa se Perëndia është Ai që i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të dobëtit (Is. 40:49), na jep kurajë dhe fuqi për të vazhduar, pa u lodhur, përpjekjet për të përmbushur këtë mission të shenjtë ndaj Kishës së Tij.

Çdo kohë ka patur sfidat e saj.

Shekulli në të cilin jetojmë me teknologjitë e reja, humbjen e vlerave tradicionale, pluralizmin kulturor dhe fetar, paraqet sfida të reja dhe të ndryshme për të gjithë komunitetin njerëzor në përgjithësi dhe nga këto sfida, pa dyshim, nuk mund të përjashtohet as edhe Kisha jonë Orthodhokse. Ne na duhet që të përballemi me këto sfida, jo vetëm thjesht për t’u mbrojtur, por edhe të gjejmë zgjidhje origjinale dhe krijuese si pjesë e përgjegjësisë sonë në këtë kohë.

Ndonëse kohërat dhe përgjigjet nuk mund të jenë gjithmonë të njëjta dhe metodat mund të jenë të ndryshme, por fryma që i përshkron ato duhet të mbetet gjithmonë e njëjtë – dashuria ndaj Perëndisë dhe ndaj të gjithë njerëzve, kushdo qofshin ata. Përpjekjet dhe përqëndrimi ynë duhet të jenë:

1- Ruajtja dhe mbrojtja e Traditës së shenjtë dhe besnikëria ndaj mësimeve të Zotit, të transmetuara nga apostujt deri në ditët tona, sepse vetëm duke u mbështetur në vlerat, që rrjedhin nga mësimi i Zotit, ne mund ta ripërtërijmë jetën tonë shpirtërore. Bota e sotme vuan nga mungesa e kësaj jete dhe mungesa e saj sjell edhe mungesën e jetës kulturore dhe intelektuale, duke e varfëruar jetën dhe shoqërinë tonë.

2 – Forcimi i unitetit brenda Kishës është një nevojë e domosdoshme për të realizuar qëllimin e saj. Vetëm nëse jemi të bashkuar, Kisha mund të forcohet dhe dëshmia e saj për Krishtin tek bota do të jetë e besueshme. Çdo mbretëri që ndahet kundër vetes së saj, shkretohet – na mëson Zoti – edhe një shtëpi kundër shtëpisë, bie (Llk. 11:17). Uniteti ruhet vetëm atje ku është gëzimi, paqja dhe dashuria ndërmjet njëri-tjetrit. Pra, vëllezër – shkruan shën Pavli – gëzohuni, ngushëllohuni, jini në një mendje, kini paqe, edhe Perëndia i dashurisë dhe i paqes do të jetë bashkë me ju (2 Kor. 13:11).

3 – Prioriteti i Kishës ka qenë gjithmonë Ungjilli i Mbretërisë së Perëndisë.

Por, ajo e kupton këtë Ungjill të Mbretërisë, të rëndësishëm edhe në këtë jetë. Prandaj ajo është përpjekur për të ruajtur balancën, pa kundërvënie dhe pa zgjedhur njërin dhe neglizhuar tjetrin, ndërmjet Ungjillit të Mbretërisë, ku përfshihet vepra pastorale për shpëtimin e njeriut dhe “Ungjillit Social”, ku përfshihet përkujdesja ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre që janë të varfër, në nevojë, në sëmundje, në vetmi dhe të mënjanuar, sepse të dy aspektet janë të rëndësishëm dhe të ndërlidhur.

Nëse nuk e gjen Krishtin tek lypësi në dyert e Kishës – thotë Shën Joan Gojarti – nuk do e gjesh në kupën e kungimit.

4 – Siç dihet dhe pranohet nga të gjithë familja është qeliza fillestare e jetës shoqërore. Kisha Orthodhokse mëson se një familje e shëndetshme ndërtohet mbi shenjtërinë e martesës, si një doktrinë themelore e pa diskutueshme dhe e patjetërsueshme. Është më se e nevojshme të themi, se shoqëria e sotme ka nevojë për t’i rizbuluar vlerat e patjetërsueshme të martesës dhe familjes. Sepse ndodh shpesh here, që në emër të progresit dhe zhvillimit, janë shkatërruar vlerat dhe lidhjet tradicionale, duke e dëmtuar rëndë familjen, martesën dhe vetë personin njerëzor.

Besimi në Perëndinë është një garanci për ruajtjen e këtyre vlerave jetike për njerëzimin dhe për të patur një familje dhe shoqëri të shëndetshme.

5 – Kur flitet për fenë në Shqipërinë gjithmonë përmendet bashkëjetesa fetare, e cila është një thesar i madh i vendit tonë. Por si çdo gjë, ashtu edhe bashkëjetesa, nuk është statike. Asgjë në këtë botë nuk është e imunizuar nga ndryshimet, lëvizjet, rritjet dhe humbjet. Brezat e mëparshëm hodhën themelet dhe e zhvilluan këtë traditë. Është detyra e jonë sot dhe atyre që do të vijnë, që ta ruajmë dhe ta forcojmë vazhdimisht, sepse ashtu si çdo pasuri ajo

duhet mbrojtur dhe zhvilluar më tej për të mirën e të gjithëve.

6 – Duhet të inkurajojmë, me dashuri dhe me urtësi, sidomos të rinjtë, ta duan vendin e tyre dhe të mos e braktisin, sepse është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur dhe rritur dhe njerëzit që banojnë në të. Sakrificat për të tjerët kushtojnë, por ato do të sjellim gëzim dhe do ta plotësojnë jetën e tyre, sepse një jetë pa gëzim është një jetë e gjymtuar.

7 – Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të jetë miqësore dhe dëshiron të jetojë në paqe me të gjithë, duke ndjekur këshillën e Shën Pavlit: Nëse mundet, sa varet nga ju, të keni paqe me të gjithë njerëzit (Rom. 12:18). Ajo do të përpiqet, brenda mundësive të saj modeste, të nxisë dhe të ketë një pjesëmarrje aktive, si në dialogun pan-orthodhoks, ashtu edhe në dialogun me të gjithë të tjerët.

IIΙ
Personalisht do të përpiqem me të gjithë forcën time t’i shërbej grigjës që më ka besuar Perëndia, duke patur parasysh gjithmonë fjalët e Zotit se Biri i njeriut nuk erdhi që të shërbehet, po që të shërbejë (Mt. 20:28). Do të përpiqem të jem i gatshëm për të dëgjuar dhe për t’u këshilluar me klerikët dhe laikët dhe për vizita pastorale në të gjitha dioqezat.

Për të mbajtur peshën e kësaj përgjegjësie, i lutem Zotit tonë Jisu Krisht, Themeluesit të Kishës, të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë, por njëkohësisht të shenjtë.

Së fundi do të doja të shpreh mirënjohjen time ndaj anëtarëve të Sinodit të shenjtë, të cilët më besuan dhe më zgjodhën. Falënderoj të gjithë përfaqësuesit e Kishave të tjera orthodhokse, autoritetet shtetërore, përfaqësuesit diplomatikë, gjithë klerikët dhe besimtarët e kishës sonë, si edhe miqtë e dashamirësit, për praninë e tyre dhe lutem që Perëndia ta mbrojë Kishën tonë, ta ndriçojë popullin tonë dhe ta bekojë vendin tonë. Amin!