Sa të jemi sa të rrojmë, vetëm për kta do votojmë, mashtrusat ti pasurojmë…

Nga Omer Zotos:

Mashtrusat ti pasurojmë

1-Pse është plakur shqipërija
Pse të rinjtë ikin largohen
Vallë çfar bëjnë politikanët
Apo vetëm pasurohen

2-Kur bëhen deputet
Venë me këmish të grisur
Pa kaluat dy tre vjet
Me kostum të kapardisur

3-Bëjnë vila e pallate
Si në male dhe në dete
Të gjith pasurin e popullit
Duan ta marin për vete

4-sa herë që zgjedhjet afrohen
Bëhen si burra të mirë
Veshin prap këmish të vjetër
Që të duken si fakir

5-Kështu vazhdon historija
Po bën rreth 35 vjet
Janë të njëjtat fytyra
Që na kanë nxirë ktë jetë

6-Opo sa meret pushteti
Vishen më mirë nga mbreti
Bëhen prapë qytetar
Na hiqen si shkencëtar

7-Sa të jemi sa të rrojmë
Vetëm për kta do votojmë
Që veten ta varfërojmë
Mashtrusat ti pasurojmë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.