Që Sotiraq Filo punon më së miri e më së shumti me fasadën ….për tu dukur sikur çdo gjë e bën me pasion, me përkushtim, për te ngjarë sa më real dhe sa më i dashur me njerëzit, këtë e dimë tashmë të gjithë e madje i kemi parë edhe rastet kur mundohet të dalë si i qeshur në kamera e kur nga ana tjetër turfullon nga inatet e mllefet….
Një gjë të tillë duket se është duke detyruar që të bëjnë edhe punonjësit e tjerë të bashkisë, përfshirë edhe ata më të thjeshtit që kanë nevojë për bukën e gojës, siç janë pastruesit e këtij qyteti.
Në fotot e publikuara , duket qartë qe punëtorët e pastrim-gjelbërimit të marrin pozicione të bukura, të bëjnë sikur punojnë të gëzuar e të lumtur…sikur nuk e kanë mendjen….. e në fund të ditës të lavdërohet Raqka me fotot qe i duhet per fushaten , pasi 11-Maji eshte prane.…
Por ndryshe nga spektakli qe ofron Sotiraqi ,teknologjia e përdorur për pastrimin e qytetit edhe pas 3 dekatash te qeverisjes Filo-Peleshi është akoma si në mesjete…
Fshesat ,prerja e barit ,pastrimi tregojne foto të dhimshme dhe tregojnë diferencën sa larg ndodhemi me shtetet e Bashkimit Europian.




