Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Besarta Taçi. Ajo ka folur më shumë mbi rritjen e dëshirës seksuale në verë, tabutë rreth seksit, por jo vetëm…
Pjesë nga intervista:
Fatkeqësisht, të rinjtë nga mosha 15 deri në 25 vjeçare, sot e përdorin gjithnjë e më pak mbrojtjen, që është prezervativi. Duhet ta theksojmë e ta ritheksojmë, që nuk ka asnjë metodë tjetër që quhet barrierë të rëndësishme, sa prezervativi.
Ka të rinj që presin që farmacia të lirohet, të mos ketë asnjë aty, që t’i thonë farmacistit ‘më jep një prezervativ’…
Kjo është dramatike. Një farmaci duhet të ketë në dispozicion gjithmonë, jashtë farmacisë, një makinetë, njësoj siç ti mund të marrësh një shishe ujë. Sepse ka mosha të ndryshme që kanë nevojë, kështu që të mos ekspozohet kjo marrëdhënie e drejtpërdrejtë me farmacistin për të mos qenë në siklet. Plus pastaj që farmacistët ndonjëherë janë të parët ata që e kanë të sikletshme. Hyjnë në siklet nëse është një 60-vjeçar që blen prezervativ, apo e kundërta një 15-vjeçar. Ndërkohë që një farmacist i mirë duhet të bëjë edhe pjesën e psiko-edukimit, mënyrës së përdorimit dhe të tjera. Përveç kësaj, sot është ideja që shumë më pak vajza duan që ta përdorin dhe kjo ka ardhur konceptualisht sepse mendojnë që nëse një mashkull kryen marrëdhënie seksuale pa mbrojtje, ai do të ndiejë më shumë kënaqësi, do të jetë më shumë i lidhur me vajzën.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




