Mbahet neser maratona e Pogradecit ,publikohet itinerari dhe kufizimi i qarkullimit…

Masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare, më datë 26.07.2025, në qytetin e Pogradecit

Më datë 26.07.2025, në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, në kuadër të pjesëmarrjes në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Ky aktivitet përfshin dy disiplina garuese:

🏃‍♂️ Half maratonë (21 km): nisja nga fshati Lin, përgjatë aksit rrugor buzë liqenit, dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit;

🏃‍♀️ Mini maratonë (10 km): nisja nga qendra e qytetit, përgjatë aksit Pogradec – Buçimas – Tushemisht, dhe kthim në pikën e nisjes, në qendër të qytetit, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masat e nevojshme për:

ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike;

garantimin e sigurisë rrugore dhe të garuesve;

menaxhimin e qarkullimit dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore.

Ndërprerje të përkohshme të qarkullimit:

Në aksin “Lin- Pogradec”, do të bllokohet krahu i majtë i rrugës;

Në aksin “Tushemisht – Pogradec”, do të bllokohen të dy korsitë;

Gjithashtu, do të bllokohen përkohësisht edhe disa segmente brenda qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e aktivitetit.

Orari i bllokimit: nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këto masa të përkohshme dhe ju falënderon për bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të sigurt të këtij aktiviteti sportiv ndërkombëtar.