Përralla e Kryetarit që flinte dhe Kullës që rritej…

Nga George Kroi:

Na ishte njëherë një qytet i vogël, me rrugë të lodhura dhe njerëz që donin vetëm të jetonin të qetë. Në zemër të këtij qyteti, si një karficë në trupin e një kukulle, një ditë mbiu një kullë…E madhe, e zymtë dhe krejt pa ndjenja.

Nuk ishte një kullë dashamirëse, as e mençur… ishte thjesht e lartë, e shëmtuar, arrogante dhe e vendosur pa lejen e zemrës së qytetit.

Thonë që kulla u ngrit nga një kryetar i leshtë që nuk i thoshte “jo” askujt, sidomos kur “po-ja” sillte tulla, beton dhe favore nga lart. Dhe kur ai iku, njerzit pandyen se do vinte ndonjë princ i ri, me shpirt drejtësie. Por jo! Erdhi një tjetër me të njëjtat këpucë të llustruara nga frika me të njëjtën frikë të ngjeshur në xhepa dhe nga që lëpihej tek ata që nuk u thosh dot “jo”, i vareshin jargët dhe njerzit filluan t’i thërrisnin…Ligavec.

Ky kryetar i ri kishte një talent të madh…dinte të flinte në këmbë, të firmoste në gjumë dhe të buzëqeshte duke dremitur sa herë eprori thërriste.

Nuk i donte ligjet, i pëlqenin urdhrat. Sepse ligji kërkon përgjegjësi, kurse urdhri do vetëm nënshtrim.

Njerëzita vazhdonin ankoheshin e bërtisnin për Kullën, nuk e deshnin, ulurinin, shkruanin letra dhe bënin mbledhje…por dritarja e zyrës të Ligavecit ishte e mbyllur që të mos i hynin zërat brenda e të mos e zgjonin nga gjumi.

Ai kishte vetëm një hall..të mos zemëronte Shefin e Madh që rrinte mbi kullë, duke i numëruar ata që i përulnin kokën.
Dhe kështuuu..qyteti mbeti në heshtje. Kulla rritej, njerzia zhgënjehedhin, përgjegjësia flinte dhe frika firmoste.

Dhe kush e di, ndoshta një ditë do vijë një princ tjetër. Por në këtë përrallë, as princat nuk zgjohen pa një alarm të madh…që të paktën të mos flenë me firmën në dorë. gk

E rëndë/ Vjehrri Maliqar pë*dhunon nusen me probleme të shëndetit mendor

Një 30-vjeçare nga zona e Maliqit ka denoncuar një ngjarje të rëndë, ku pretendon se është abuzuar seksualisht nga vjehrri i saj. Sipas rrëfimit të saj, ngjarja ka ndodhur rreth dy muaj më parë, ndërkohë që e reja vuan nga probleme të shëndetit mendor, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje brenda familjes dhe në komunitetin përreth. Të afërmit e saj janë të shqetësuar për gjendjen emocionale dhe fizike të 30-vjeçares.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se 2 muaj më parë, vjehërri i saj ka abuzuar seksualisht me të. Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit”, njofton policia.