Vritet me armë zjarri në mes të Athinës shqiptari, 47-vjeçari u vra me një plumb në kokë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Athinës këtë të hënë (18 gusht), në zonën e Agios Panteleimonas, ku një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është ekzekutuar me armë zjarri.

Sipas mediave greke, viktima u qëllua për vdekje në mes të rrugës dhe u gjet i shtrirë pa shenja jete në adresën Michalis Voda 200. Ai ka pësuar një plagë të rëndë në kokë nga armë zjarri.

Policia greke ka rrethuar zonën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe mjeku ligjor. Hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të kësaj vrasjeje.

Aksident tragjik në Greqi, shuhen 3 shqiptarë (Emrat)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Greqi, ku një kamion u përplas me dy automjete të tjera, duke lene te vdekur tre shqiptarë dhe një tjetër u plagos. Aksidenti ka ndodhur pasi një kamion është përplasur me dy makina pak para stacionit të Iasmës ku paguhen taksat e rrugës.

Dy automjetet me pasagjerë kanë ulur shpejtësinë për shkak të radhës së krijuar, ndërsa kamioni nuk ka mundur të frenojë për arsye ende të panjohura dhe është përplasur me to.

Mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes – duke rezultuar në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave.

Sipas informacioneve, kamioni thuhet se u përplas ballë për ballë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 banorë shqiptarë të Athinës, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e fundit arriti të dilte vetë nga makina. Viktimat jane:

Viktor Bushi, 59 vjeç banues në Metamorfosi, Athinë.

Klarenc Kacaj i datëlindjes 61 banues Dhrapecona, Ahinë.

Marianka Bushi Aliraj datëlindje 57 vjeçe.

E rëndë në Bilisht/ Vdes sapo doli nga klinika dentare 59-vjeçari, policia shoqëron dentistin 36-vjeçar

Policia ka dalë me një komunikatë paraprake ku ka sqaruar ngjarjen në Devoll, ku humbi jetën një 59-vjeçar sapo doli nga klinika dentare. Siç u bë me dije më parë 59-vjeçari kishte shkuar për mbushje dhëmbi dhe sapo doli nga klinika ra në tokë pa shenja jete.

Policia ka shoqëruar në komisariat dentistin 36-vjeçar, ndërsa pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për sqarimin e vdekjes së 59-vjeçarit.

Njoftimi i policisë: 

Devoll / Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.

59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit.