Korçë/ Vr*u bashkëmoshatarin me thikë, momenti kur autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia

Detaje të reja kanë dalë nga përleshja me thika që përfundoi me vdekjen e 14-vjeçarit E. Xhejo dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij, Enedio Guri, pasditen e së enjtes në fshatin Pirg të Maliqit. Sipas informacioneve, dy adoleshentët ishin konfliktuar një ditë më parë për motive ende të paqarta dhe kishin rënë dakord të takoheshin në një lokal të zonës për t’u sqaruar.

Rreth orës 17:30, takimi degjeneroi në dhunë. Pas një debati verbal, situata eskaloi dhe të dy nxorën thikat. Gjatë përleshjes, E. Xhejo mori plagë të rënda që i sollën vdekjen, ndërsa Enedio Guri u plagos lehtë.

Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes, ka dalë nga spitali i shoqëruar nga policia. Pas mjekimit për dëmtimet e lehta të marra gjatë sherrit, ai është marrë në shoqërim nga uniformat blu dhe do të merret në pyetje nga autoritetet.

Policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Korçë/ Vr*u bashkëmoshatarin me thikë, momenti kur autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia

E rëndë në Pirg të Korçës/ Djali 14 vjeç humb jetën pasi u qëllua në lokal nga moshatari që mbeti i plagosur

Pirg, Korçë – 14-vjeçar humb jetën pas konfliktit me bashkëmoshatarin në një lokal .Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg të bashkisë Maliq, në ambientet e një lokali ka ndodhur një konflikt mes dy 14-vjeçarëve, ku dyshohet se është përdorur mjet prerës (thikë).

Si pasojë e plagëve të marra, djali Erald Xhejo, 14 vjeç, ka ndërruar jetë në spital. I ndjeri ishte banor i fshatit Zvirinë, kurse i dyshuari nga fshati Leminot.

Adoleshenti tjetër, i dyshuar si autor i ngjarjes, është shoqëruar në spital për të marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Korçë/ Vr*u bashkëmoshatarin me thikë, momenti kur autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia