Aksident në Pogradec/ Mercedesi humb kotrrollim dhe përplaset me pemën(Foto)

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeahme në hyrje të qytetit të Pogradecit. Mësohet se makina tip ‘Mercedes Benz’, i drejtuar nga një i ri, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga, pasi ajo kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta. Gjithashtu dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.