Ndodh në Maliq/ Makina përplas tufën me bagëti, vret rreth 15 krerë

Një aksident rrugor ka ndodhur ne mbrëmjen në Maliq, Korçë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një tufë bagëtish në aksin rrugor Zëmblak.

Nga përplasja raportohet se janë shtypur rreth 15 krerë bagëti.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të sqaruar përgjegjësitë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.