Kushtetuesja e la në detyrë/ Veliaj urdhër nga qelia: Zbukuroni Tiranën për festat!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë urdhërin e parë nga qelia pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë. Në një shkresë që mban firmën e Veliajt, kryebashkiaku ka urdhëruar që qyteti të fillojë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit.

Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike.

Po ashtu është urdhëruar dhe marrja e masave për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të institucioneve përkatëse.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.