Pesoi arrest kardiak/ Ndahet papritur nga jeta këngëtari Shpat Kasapi

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali pergjate nje koncerti ne Bolonja. Artisti dibran, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

Ky lajm ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik shqiptar, pasi Shpat Kasapi njihet për karrierën e tij të gjatë muzikore dhe hitet që e bënë të dashur për shumë breza.

Këngëtari la pas vetes një djalë, të cilin e kishte me ish-gruan, Selvijen.

Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me origjinë dibrane dhe me traditë muzikore. Që në fillimet e viteve 2000 ai u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke fituar popullaritet të madh me stilin e tij modern dhe performancat energjike. Këngë si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” u kthyen në hite që e bënë të njohur në gjithë trojet shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku. Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit.

Reagime prekese kane ardhur edhe nga koleget e tij:

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.