‘Do takohet edhe me Kryepeshkopin…’Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë…

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, pritet të vizitojë Shqipërinë të hënën. Sipas burimeve diplomatike, ardhja e tij ka në agjendë një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të takohet me homologun e tij, Ermal Nufin.

Më pas, ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa më tej do të zhvillohet një drekë pune në rezidencën kryeministrore.

Ndërkohë, pasdite Dendias do të takohet me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.