Protesta e qytetarëve në Tiranë hyn sot në ditën e saj të 25-të, ndërsa kreu i LZHK-së politikani Dashamir Shehi ka bërë thirrje që të mbyllen dyqanet pasdite e të mblidhen në shesh për të protestuar krah mijëra të tjerëve.
Në intervistën e dhënë për emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN, Shehi theksoi se nëse qytetarët kërkojnë revolucion diçka e tillë do të arrihet me këmbëngulje.
Duke komentuar prezencën e qytetarëve në protestë, Shehi shtoi se mjafton që shqiptarët të marrin për krahu gruan e të dalin poshtë shtëpisë së tyre për të treguar se ata janë aty dhe kërkojnë ndryshim.
“Revolucion s’ka këtu as me bajonetë, as sfurk, me votë do bëhet revolucioni, siç u bë në Hungari që hoqën një autokrat që kishte 16 vjet. Populli e hoqi me votë. S’pati nevojë atje për revolucione. Ky është revolucioni për mua dhe duhet ta bëjmë këtë punë.
Do t’i ftoja qytetarët e Tiranës,
mbylleni një orë dyqanin se s’u bë qameti, se s’qenkan shitur 5 birra dhe dy këpucë, keni zgjedhur një rrugë që të bëjmë një gjë të madhe, të ndryshojmë vërtetë diçka, mos zvarritemi 30 e ca vjet. Nuk i prish asnjë punë. Nuk kanë pse tremben më. S’ka nevojë as të rrijnë te uji, as te molotovi, mjafton merr gruan për krahu dhe dil atje poshtë shtëpisë. Kaq është. Për të treguar që ne s’jemi më me ju. Ata s’po na qeverisin, po na sundojnë” tha Dashamir Shehi.
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka postuar disa pamje të transmetuara nga CNN, të cilat, sipas saj, po krijojnë keqkuptime në mediat ndërkombëtare. Pamjet e Kakomesë janë interpretuar sipas saj sikur kanë lidhje me Zvërnecin. Ajo ka guxuar të vendosë dhe shënimin ‘fake news’ ndaj CNN, duke thënë se këto pamje po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.
“Turmat e protestuesve dhe disa video që qarkullojnë në rrjete sociale📱 kanë ndikuar në mënyrën si perceptohet Shqipëria 🇦🇱në disa raste, duke krijuar keqkuptime edhe në media ndërkombëtare.
Madje, edhe media si CNN kanë pasqyruar pamje nga Kakomeja, të cilat janë interpretuar gabimisht si reagim ndaj projekteve turistike. Në fakt, këto pamje nuk lidhen me Sazanin apo Zvërnecin.
Përhapja e informacionit të pasaktë mund të krijojë një imazh jo plotësisht real të Shqipërisë, duke ndikuar në perceptimin publik dhe në klimën e përgjithshme të investimeve dhe turizmit“- thekson Balluku.
Por, të shumtë kanë qenë qytetet që i janë “përveshur” ish-zv.kryeministes, e cila tashmë po hetohet për korrupsionin dhe pastrim parash.
Përgjigjet e disa qytetarëve në postimin e Belinda Ballukut:
Wilma Puka: “Imazhi I Shqiperise po demtohet nga ti e Rama e gjithe ju hajduter r te korruptuar.. e jo nga njerez qe u ka ardh shpirti me dal… jeton ku jeton e te mbron kush te mbron se ne nje vend tjeter do kishe dhene llogari me kohe.”
Alti Cekrezi: “Sa te kesh palloshin nuk futesh ne burg ti jo por do ju vi dite”
David Miko: “Po burgu ku esht?”
Valter Tuna: “Po ti moj k*re akoma ke silikon dhe del e na ben poste? Akoma?”
Alki Alkeo: “Pasojat e qeverise tuaj te qelbur ishalla do zoti ju shikoj te gjithve ne burg Bu*e e rames”


