Plumba në Pogradec, mbetet i plagosur Brian Syzo…

Plagosje me armë zjarri në Pogradec. Sipas raportimeve paraprake, i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo. 35-vjeçari është shumë i njohur për policinë pasi ka precedentë penalë.

Syzo është ekstraduar nga Gjermania në gusht të vitit 2025.

Ndaj tij kishte masë sigurie arresti në burg nga Gjykata e Korçës për shitje të dozave të kokainës në Pogradec.

Burimet e Report TV tregojnë se plagosja është një akt hakmarrjeje që vjen pas një konflikti të mbartur që daton në tetor të vitit 2025 kur Sidni Syzo plagosi në një berberhane Nikola Agollin.

Autori i dyshuar Nikolla Agolli
Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi Nikolla Agolli, 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin Brian Syzo, rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes”, njofton Policia.