Skënderbeu ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkaton e verës. Klubi korçar ka prezantuar mesfushorin brazilian Viktor Braga, i cili do të jetë pjesë e bardhekuqve për sezonin e ri.
24-vjeçari vjen në Korçë pas eksperiencave në kampionatet e Kazakistanit dhe Hungarisë, ku ka mbajtur veshur fanellat e Tobol dhe Debrecen, duke sjellë me vete eksperiencë ndërkombëtare.
Me afrimin e Bragës, Skënderbeu vijon të forcojë organikën në prag të sezonit të ri, teksa synon të ndërtojë një skuadër sa më konkurruese.
Klubi i ka uruar mirëseardhjen mesfushorit brazilian me mesazhin: “Suksese, Viktor Braga!” ❤️🤍
