“Një muaj moral, dje këndonin ‘Lamborghini Mercy’/ Niko Komani: “Shqiptari, popull mistik!

Niko Komani ka reaguar ne Instastory pas koncertit te Kanye West ne Tirane .Pa permendir emra ai ironizoi ata qe sipas tij per jave te tera kritikonin kedo që vendoste te merrte pjesë ne koncert, ndërsa mbrëmjen e djeshme u panë duke kenduar e kercyer nen ritmet e artistit.

“Shqiptari ky popull kaq mistik! 1 muaj te tere ngrinin gishtat se kush do shkonte te Kanye ishte tradhtar dhe dje kercenin ‘Lamborghini Mercy’. Kuptoj”, shkruan Komani në postimin e tij.

Reagimi i tij vjen mes debatit te madh që shoqëroi koncertin e Kanye West, ku morën pjesë edhe shumë personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.