Sipas pretendimeve të pjesëmarrësve në protestë, përveç kanosjeve me publikimin e fotove, po raportohet masivisht në Facebook çdo video apo foto nga protesta, si në profilet personale ashtu edhe në faqet e portaleve.
Protestuesit thonë se si pasojë e këtyre raportimeve, një pjesë e videove janë hequr, janë kufizuar ose u është ulur shpërndarja në Facebook.
Ata e konsiderojnë këtë një përpjekje për të penguar dokumentimin dhe përhapjen e pamjeve nga protesta.





