Një qytetar ka ngritur shqetësimin për çmimet e reja të çadrave të plazhit në Ranën e Hedhun, Shëngjin, duke thënë se pas 4 vitesh që frekuenton zonën është përballur me një tarifë shumë më të lartë se më parë. Sipas tij, për një çadër i janë kërkuar 20 euro, ndërsa personi që mblidhte pagesat i ka deklaruar se këto çmime janë vendosur vetëm pak ditë më parë.
Pushuesi kërkon verifikim nëse kjo tarifë përputhet me kufijtë e miratuar nga Bashkia Lezhë për sezonin turistik 2026.


