Mbështetja e Dua Lipës për protestuesit pushton mediat botërore…

Mbështetja që këngëtarja Dua Lipa ka shprehur për protestat që po vijojnë prej 47 ditë tashmë në Tiranë, ka rrëmbyer titujt kryesorë të mediave më të mëdha në botë. Së fundmi edhe SkyNews, i ka kushtuar një artikull vendimit të këngëtares shqiptare.

Gjithashtu edh Transmetuesi publik italian Rai, në edicionin kryesor informativ TG1, i ka kushtuar një kronikë të veçantë protestave qytetare në Shqipëri, duke theksuar edhe mbështetjen e Dua Lipës.

Media italiane e përshkruan këngëtaren me origjinë nga Kosova si një zë në krah të protestuesve që prej javësh kundërshtojnë ndërtimin e mega-resortit në zonat e mbrojtura të Zvërnecit dhe Sazanit, ndërsa protesta është cilësuar si “revolucioni i flamingove”.

Ylli i popit, e cila ka prindër shqiptarë të Kosovës, i përshkroi protestat si “frymëzuese” në podkastin ku mori pjesë.

Demonstratat kanë parë përleshje të policisë me protestuesit për më shumë se një muaj”, shkruan SkyNews.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.