Demokraci komuniste” – kështu e përshkruan realitetin në Shqipëri Anesti Pejo, një i ri nga Korça që la vendin në vitin 2017 për të studiuar me bursë në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në Kanada. Në një rrëfim Pejo tregon se ëndrra e tij më e madhe ishte të kthehej në Shqipëri dhe të jepte kontributin e tij. Ai thotë se e provoi dy herë rikthimin, fillimisht në vitin 2021 dhe më pas sërish, por në të dyja rastet vendosi të largohej përsëri drejt Kanadasë.
Sipas tij, pengesa më e madhe mbetet mungesa e meritokracisë në administratën publike.
Pejo shprehet se shpesh pozicionet drejtuese u besohen njerëzve pa përgatitjen e duhur profesionale, ndërsa të rinjtë e arsimuar e kanë të vështirë të gjejnë hapësirë për të kontribuar. Në fund të fjalimit të tij, ai u bën thirrje të rinjve të mos heshtin dhe e mbyll mesazhin me një apel drejtuar klasës politike: “Rama ik, Berisha ik.”
Jam Anesti nga Korça kam ikur nga Shqiperia ne vitin 2017 per te studiuar e gjitha me burse ne Amerike per 2 vjet e pastaj ne kanada .
Kam pasur fat qe nuk kam pasur nevoje te paguaj diçka…dhe ne ato 4-vite deshira ime me e madhe ka qene te do mbaroj ato 4-vite sa me shpejt e do kthehem…per te zene nje vend per te dhene nje impakt ne shtetin tim …tu them te drejten e provova …vitin e pare ne 2021 ,jam kthyer per gati nje vit …kam investuar dhe pas 9-muajsh jam larguar drejt Kanadase…erdha perseri kam ndenjur 1 vit tjeter…
dhe dhashe ok se mbase gjerat kane ndryshuar perseri dhe u ktheva kesaj rradhe zgjati vetem 7-muaj ndersa kam qe ne 2023 qe jetoj ne Kanada dhe punoj ndersa me vjen keq qe njerezit atje mbrapa qe kane ngelur ne administrata neper drejtori dhe per çdogje jane njerez qe nuk kane pasur haberin e studimeve me zor kane kaluar shkollen e mesme dhe sot i ndjejme qe jane drejtora e nendrejtora dhe marin kafete .
Ne Shqiperi ka 35- vjet qe nuk mbijeton meritokracia por duhet te jesh i biri i filanit i biri i Ballukut , i biri i Ruçit…..Ne jemi ketu dhe na qan zemra per prinderit per gjysherit dhe per njerzit qe kemi lene atje .Kemi 35-vjet qe kemi rrezuar komunizmin por jeni ekoma ne demokraci komuniste .E vetmja gje qe mund te bejme eshte zeri yne qe te na degjojne. Te mbeshtesim rinine Shqiptare dhe nje thirje e fundit Rama ik,Berisha ik…
