Tronditet Italia, gjendet i vrarë dhe i djegur gazetari sportiv Luigi Esposito

Italia është tronditur mëngjesin e kësaj të diele, pasi gazetari i njohur sportiv, Luigi Esposito është gjetur pa shenja jete, në një zonë pranë Salernos. Siç raportojnë mediat në vend, autoritetet janë sinjalizuar për një trup të vrarë e të djegur, ku më pas është zbuluar se ishte pikërisht 53-vjeçari.

Hetimet paraprake tregojnë se ka dyshime që mund të jetë një vrasje, kjo për shkak se edhe autorët e krimit kanë shkuar në djegien e trupit.

Prokuroria po vijon me zbardhjen e ngjarjes, ndërsa komuniteti mbarë sportiv në Itali është shokuar me këtë ngjarje kaq të rëndë. 

Esposito ishte korrespondent i të përditshmes La Citta di Salerno si dhe aktiv po ashtu pranë portalit të lajmeve sportive Tuttosalernitana.com.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.