Ishte dënuar per trafik droge/ Si i shpëtoi Shqiptari përmes gruas së tij, deportimit nga Britania…

Një trafikant droge shqiptar i dënuar nuk do të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuar, pasi një gjykatë ka vendosur se largimi i tij do të ishte “tepër i ashpër” për partneren e tij.

Sipas The Sun, bëhet fjalë për 31-vjeçarin Dardan Hoxhaj, i cili ishte deportuar në Shqipëri në vitin 2018, por u rikthye ilegalisht në Britani vetëm një muaj më vonë.

Sipas vendimit të gjykatës së emigracionit, partnerja e tij do të përballej me vështirësi të konsiderueshme nëse do të detyrohej të jetonte në Shqipëri, ndërsa u vlerësua se Hoxhaj luan një rol kritik dhe të pazëvendësueshëm në familje.

Gjykata dëgjoi se ajo vuan nga çrregullimi kompleks i stresit post-traumatik (PTSD), ankthi dhe depresioni si pasojë e trafikimit, ndërsa u argumentua se kodi i rreptë në Shqipëri do ta bënte të vështirë riintegrimin e saj.

Hoxhaj kishte hyrë për herë të parë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017 dhe më pas u dënua me tre vite burg për katër vepra penale që lidhen me një operacion trafikimi droge me vlerë rreth 750 mijë paund.

Pas përfundimit të dënimit ai u deportua në Shqipëri, por arriti të rikthehej fshehurazi në Britani, ku tashmë do të lejohet të qëndrojë pas vendimit të gjykatës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.