‘Korbat janë në Kryeministri’/ Protestuesi :”Janë si laraska që ikin si minj h@lesh nëpër bodrume, kanë frikë qytetarët e vet

Kjo e shtunë shënon 56 ditë protestë kundër qeverisë. Një protestues thotë se kryeministri Rama duhet të largohet dhe të japë dorëheqjen dhe se është e keqja më e madhe e këtij vendi të cilin siç thotë ai e ka zhytur në korrupsion. 

“Korbat dhe sorrat janë ata në Kryeministri, ne jemi skifterë dhe shqiponja. Ata janë si laraska që ikin si minj halesh nëpër bodrume, kanë frikë qytetarët e vet.

Ai nuk është shqiptar, është kriminel. Të vret natën dhe vjet edhe të qan ditën”, tha ai.